Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së dhjetë të kampionatit të Rumanisë.
Kjo u bë e ditur të martën nga faqja zyrtare e ligës rumune. Rrahmani të hënën shënoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren 3:1 të Rapid Bukureshtit ndaj Clujit.
“Lojtari i Rapidit po duket të jetë një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Superligë dhe shënoi dygolësh tjetër”, ka shkruar sajti i Superligës së Rumanisë.