image Nuk ndalet Albion Rrahmani, shënon sërish dhe feston me shqiponjë

Futboll

Nuk ndalet Albion Rrahmani, shënon sërish dhe feston me shqiponjë

news image

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani po vazhdon me formën e lartë në Rumani,i cili para pak çastesh ka shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Clujit, për të kthyer epërsinë e Rapid Bukureshtit.

Rrahmani shënoi në minutën e 51-të për rezultatin 2:1, teksa festimin e golit e bëri në mënyrë të veçantë.

Ai ngriti duart duke bërë shqiponjën.

Për 23-vjeçarin është ky goli i tij i gjashtë në elitën e futbollit rumun.

/GazetaSinjaliSport/