image 'Albi Mall Superliga' vazhdon me dy ndeshje të tjera sot, përballje në Suharekë e Podujevë

Futboll

‘Albi Mall Superliga’ vazhdon me dy ndeshje të tjera sot, përballje në Suharekë e Podujevë

news image

Sot do të zhvillohen dy duele të tjera në kuadër të xhiros së dytë të edicionit të ri të Albi Mall Superligës.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të mirëpresë në Suharekë skuadrën e Feronikelit 74.

‘Portokallinjtë’ e filluan edicionin e ri me një fitore minimale 1-0 ndaj Lirisë javën që shkoi.

Feronikeli ndërkohë e nisi me humbje kampionatin, duke humbur me rezultat 3-1, raporton Sinjali Sporti.

Ndeshja tjetër e cila pritet të jetë mjaft interesante është ajo mes Llapit dhe Dukagjinit.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren e tyre të parë për këtë edicion, pasi e nisën me humbje xhiron e parë.

Dukagjini u mposht në shtëpi nga Malisheva me rezultat minimal 1-0, kurse Llapi humbi me rezultat 2-0 ndaj Dritës si mysafir.

Të dyja duelet fillojnë nga ora 17:00.

/GazetaSinjaliSport/