image Rrahmani paralajmëron Milanin për xhiron finale ndaj Sassuolos

Futboll

Rrahmani paralajmëron Milanin për xhiron finale ndaj Sassuolos

news image

Qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për “Radio Kiss Kiss” për ditën e fundit të kampionatit dhe luftën e Scudettos.

Mbrojtësi kosovar ka deklaruar se me pak fat ata kishin mundur të fitonin Scudetton teksa e ka paralajmëruar Milanin.

“Ne mund të kishim bërë më mirë me pak fat, nëse në disa lojëra gjërat kishin shkuar ndryshe. Për shembull, me Milanin nuk kishim pësuar as një gjuajtje në gol deri në pjesën e parë, pastaj ata fituan. Na vjen keq sepse donim edhe Scudetton, duke qenë lojtar që nuk kanë fituar ende në karrierën e tyre.”

“Nëse Sassuolo luan siç e dinë, do të jetë e vështirë për Milanin: ata gjithashtu mund të humbasin sepse janë një ekip shkatërrues. Edhe nëse ata humbën 6-1 me ne, ata janë shumë të fortë”, ka deklaruar mbrojtësi kosovar.

Milani qëndron dy pikë para Interit në ndeshjen e fundit kampionale të dielën dhe i mjafton të mos humbasë ndaj Sassuolos për t’u kurorëzuar me titullin e Scudettos pas 11 vitesh.

/GazetaSinjaliSport/