image Rrahmani me Napolin e mposhtin Sampdorian minimalisht

Futboll

Rrahmani me Napolin e mposhtin Sampdorian minimalisht

news image

Napoli fitoi minimalisht në shtëpi kundër Sampdoria, në kuadër të Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Napolitanët triumfuan me rezultat të ngushtë 1-0.

Andrea Petagna në minutën e 42-të e realizoi golin e vetëm në këtë takim, në mënyrë mjeshtërore.

Vendasit me këtë fitore arkëtojnë 43 pikë në vendin e tretë, kurse mysafirët me 20 pikë janë në pozitën e 15-të.

Amir Rrahmani si çdo herë i kompletoi 90 minuta, duke e mbajtur portën e paprekur. /Gazeta Sinjali Sporti/