image Rrahmani kontribuon me gol në fitoren e thellë të Napolit - VIDEO

Futboll

Rrahmani kontribuon me gol në fitoren e thellë të Napolit – VIDEO

news image

Napoli ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Sassuolos, duke përforcuar pozitën e tretë tabelare, transmeton Sinjali Sport.

Napoletanët kanë triumfuar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Sassuolos.

Në këtë fitore kontribuoi edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani i cili e realizoi golin e fundit për skuadrën e tij.

Golin e Rrahmani mund ta shikoni KËTU

Napoli pozicionohet e treta në Serie A me 70 pikë të mbledhura në 35 xhiro të luajtura, dy më pak se Interi e katër më pak se Milani të cilët ndajnë pozitën e parë dhe të dytë, gjersa ka katër pikë më shumë se Juventusi që ndodhen në pozitën e katërt por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaSinjaliSport/