image Rrahmani: Ka pasur dhe do të ketë shqiptarë edhe në të ardhmen që do ta përfaqësojnë Zvicrën

Futboll

Rrahmani: Ka pasur dhe do të ketë shqiptarë edhe në të ardhmen që do ta përfaqësojnë Zvicrën

news image

Kombëtarja e Kosovës po mban aktualisht konferencën për shtyp përpara duelit të nesërm me Zvicrën.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është pyetur rreth Zvicrës, dhe faktit që shumë shqiptarë e përfaqësojnnë atë kombëtare.

Qendërmbrojtësi kosovar tha se nuk ndjehet i surprisuar për këtë rast, duke thënë se ka pasur edhe në të kaluarën shqiptarë që kanë përfaqësuar Zvicrën, dhe do të ketë edhe në të ardhmen, raporton Sinjali Sporti.

“Zvicra është një kombëtare shumë e fortë, shkon gjithmonë në evropian dhe botëror. Gjithmonë kualifikueset i ka bërë në menyrë të duhur. Normalisht ka shumë lojtarë që përfaqësojnë Zvicrën, ka pasur shumë më herët dhe do të ketë shqiptarë edhe në të ardhmen që do ta përfaqësojnë Zvicrën, pasi ka shumë shqiptarë atje dhe është më se normale”, deklaroi ai.

/GazetaSinjaliSport/