Leicester City dhe Napoli kanë barazuar në xhiron hapës të Europa League, transmeton Sinjali Sport.
Derbi i natës në garën e dytë më të madhe evropiane u mbyll në paqe me rezultat 2-2.
Dhelprat filluan shumë më mirë takimin, duke realizuar dy herë të parët me Ayoze Perez dhe Harvey Barnes, derisa Victor Osimhen nuk ishte i mendimit, që të përfundoj takimi me fitoren e anglezëve, pasi që realizoi dy gola duke e barazuar rezultatin.
90 minuta i kompletoi, reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani për mysafirët. /Gazeta Sinjali Sporti/