Në fitoren e djeshme të Hellas Veronës ka kërkuar të përfshihet edhe mbrojtësi i Kosovës, Amri Rrahmani.
Në fitoren e djeshme kundër Genoas me rezultat 2:1, rol të madh pati edhe kapiteni i Kosovës, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Ai u përfshi në golin e fitores në një rast ku për pak sa nuk shënoi edhe vetë.
Gjatë një aksioni të gjatë, qendërmbtojtësi e mori për pak sekonda rolin e sulmuesit duke e goditur topin drejt portës kundërshtare dhe topin e kthyer e shtyu në rrjetë Zakani. /Gazeta Sinjali/