Ekipi i Hellas Veronës, ku luan Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, do të mbyllen në karantinë.
Kjo për shkak të rrezikut që janë infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.
Hellas Verona ishte skuadra e fundit që u përball me Sampdorian. Kurse sot u konfirmua që lojtari i Sampdorias, Manolo Gabbiadini ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.
Gabbiadini me 8 mars, kishte luajtur 60 minuta kundër Veronas. Tashmë pritet që e gjithë skuadra e Rrahmanit dhe Kumbullas të testohen.
Sulmuesi i Sampdorias, Gabbiadini është i dyti në Serie A që rezulton pozitiv me koronavirus./Gazeta Sinjali/