image Rrahman Jasharaj - Albin Kurtit: A e mban në mend kur isha bashkë me ty në protesta, oda e tryeza?

Kosovë

Rrahman Jasharaj – Albin Kurtit: A e mban në mend kur isha bashkë me ty në protesta, oda e tryeza?

news image

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti duke ia kujtuar se dikur ishte përkrahës i madh i tij.

Jasharaj ia kujton Kurtit kohën kur bashkë me të ishte në protesta, në oda e tryeza.

Ai i ka quajtur telallë përkrahësit e Vetëvendosjes të cilët po e shajnë atë, ndërsa ka thënë se asgjë nuk do ta zmbrapsë nga mbrojtja e të drejtave të punëtorëve të arsimit.

“SBASHK-u ishte njëri nga pjesëmarrësit në protestën e 8 prillit dhe duke ruajtur respektin meritor për anëtarësinë që edhe në vitet e 90-ta kishte bërë sakrifica sublime për mbrojtjen e arsimit e kulturës nga furtunat e pushtuesit kishte sjellje të dinjitetshme në protestën e 8 prillit pa sharje e fyerje ndaj institucioneve, por duke shpalosur kërkesat legjitime drejtuar Qeverisë aktuale. Këto kërkesa modeste Qeveria Kurti nuk deshi t’i analizojë e as qe gjeti kohë të merrej me to. Në vend të kësaj tellallët e Kurtit me pafytyrësinë,e dëshmuar tani e sa muaj , hodhën fyerje e akuza ndaj protestuese, që ua lë në fytyrën e moralin e tyre , nëse e kanë”

“Kjo qasje e pafytyrësi në komente e tellallëve dhe e përfaqësuesve të Qeverisë aktuale më bëri të më kujtohen shumë bashkëbiseda nga udhëtimet çdo ditë në autobus nga Peja në Prishtinë dhe anasjelltas. Një njeri në moshë u ul pranë meje dhe duke i ardhur keq për fyerjet që po më bëhen pa as edhe një arsye nga tellallët dhe partia në pushtet më tregoi një histori të një njeriu të zhgënjyer që pushteti nuk ia dëgjonte zërin e atyre që përfaqësonte,po e urrente dhe shpifte e gënjente kundër tij. Ai më tregoi se një njeri , pse Qeveritarët nuk po e dëgjonin që t’ua tregonte hallet e popullit , ishte dëshpëruar dhe kishte nisur të flas me të vdekurit pak para se t’i varrosnin. Kjo i kishte rënë në sy tellallëve të pushtetit dhe e thirren në bisedë informative”

“Pse po ofendon të vdekurit , e kishin pyetur hyqymeti, këtë njeri të pafajshëm. Jo, hyqymet, nuk , po i ofendoj, por, po i nderoj dhe po i lus që t’u tregojnë atyre në atë botë se haj medet në kë ka mbetur ky vend, u ishte përgjigjur ky njeri i zhgënjyer në Qeverinë.
Këtyre që po më shajnë e ofendojnë për hatër të Kurtit po u tregoj e para tyre unë isha bashkë me Bajram Binakun , prof. Avdi Shkrelin , vëllain tim Ukshinin, Frashër Rracin e me kërkesën e Dardan Mulliqit që e prisnim në takime Albinin në Pejë dhe duke u bazuar në ato që i thoshte ndeheshim njëjtë në përpjekjet për ta bashkuar kombin , se paku në aspektin arsimor e kulturor”

“Unë bashkë me djalin e vetëm merrja pjesë edhe në protestat e VV-së në Pejë, madje me anëtarët e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë –Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” e me banorë të Dukagjinit e bllokuam edhe rrugën që shpie për në Mal të Zi duke kundërshtuar kufirin që po i krijohej Kosovës. Kurti i di këto dhe mund t’i ketë harruar me qëllim asht si mund ta këtë harrur Tryezën e mbajtur në konakun e vëllezërve Lukaj , në të cilin pjesëmarrës ishte edhe Albini dhe mbajti fjalim të zjarrtë për trojet etnike dhe ne pjesëmarrësit qëndruam të mobilizuar dhe ia bëmë të ditur policisë se pa na marrë të gjithë neve nuk do ta arrestonte Albinin, që na dukej i madh e figurë emblemë, atëherë, e që tani më duket figurë e kolltukëve”

“Tellallë të pafytyrë , ju fyes e sharës të mësuesit dhe ju që merreni me personalitetin tim fyerjet tuaja ua lëmë në fytyrën tuaj , pra edhe të fyerjeve të një tellall të VV-së për pjesëmarrësit e protestës sepse edhe qeni ka besnikëri , që ai nuk e ka, sepse edhe deputetët Rrustemi e Bajçinovci kot shpifin e merren me ofshama e gënjeshtar sepse punëtorët e arsimit janë heronj të kohës dhe atë e kanë dëshmuar nëpër vite e dekada duke e mbrijuar dritën nga errësira. Ju tellallët e Kurtit nuk keni arritur të gjeni tradhtarë që do ta prishnin rrjedhën e mbarë të Kongresit të SBASHK-ut, siç arrihet diku tjetër. Vazhdoni me shpifje e rrena, por mos harroni se punëtorët e arsimit e kulturës do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me SBASHK-un dhe nuk do të jenë të pafytyrë , por mendimin e tyre do ta shprehnin lirshëm sa herë iu vjen koha përmes votës. Për mua e treguan vlerësimin me 2 prill në Kongresin e SBASHK-ut dhe për ju do ta tregojnë qëndrimin e tyre me votën e tyre kurdo që do të ketë zgjedhje qendrore në Kosovë” shkruan Rrahman Jashari në reagim.

/GazetaSinjali/