image Rrahman Jasharaj ka një lutje për Kurtin: Për hir të vajzave e djemve që shërbejnë me dinjitet, realizoj kërkesat tona

Sociale

Rrahman Jasharaj ka një lutje për Kurtin: Për hir të vajzave e djemve që shërbejnë me dinjitet, realizoj kërkesat tona

news image

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë takimit me grevistët e Administratës Komunale në Prishtinë, i bëri thirrje Qeverisë që të fillojë me dialog dhe pati një lutje për kryeministrin Albin Kurti.

“Qeveria duhet sot të fillojë dialogun, e lus kryeministrin Albin Kurti që se paku për hir të të gjithë atyre djemve e vajzave që po shërbejnë me dinjitet në polici, për hir të tyre dhe të gjithë neve të fillojë me realizimin e kërkesave duke filluar me 100 euro. BSPK do të jetë zë i të gjithëve”, tha Jasharaj

“BSPK-ja do të vazhdojë t’i prezantojë dhe do të luftojë edhe për zjarrëfikësit, edhe për policët, sepse të gjithë kanë kërkesa të njëjta”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/