image Rrahje mes disa personave në Lipjan, 5 përfundojnë në prangat e policisë

Siguri

Rrahje mes disa personave në Lipjan, 5 përfundojnë në prangat e policisë

news image

Një mosmarrëveshje që disa persona në Lipjan kishin mes vete, tentuan ta “zgjidhin” duke u rrahur mesditën e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se njëri nga pjesëmarrësit në këtë përleshje ka pësuar lëndime trupore, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor.

Këto burime njoftojnë se lidhur me këtë rast, pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, tre prej të cilëve, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali mëson se rrahja ka ndodhur në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. /Gazeta Sinjali/