image Rrahje si nëpër filma me karrige e shishe qelqi në një lokal në Kamenicë – Sinjali sjell pamje ekskluzive - Sinjali

Rrahje si nëpër filma me karrige e shishe qelqi në një lokal në Kamenicë – Sinjali sjell pamje ekskluzive

news image

Të dielën rreth orës 15:30 në fshatin Rogaqicë të Kamenicës ka ndodhur një rrahje në një lokal, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Dy persona tjerë, janë prangosur, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rrahja ka ndodhur në një kafene që quhet “Pronto”, e cila gjendet në afërsi të xhamisë së fshatit. Në këtë rrahje, janë përdorur edhe mjete të forta.

Siç ka mësuar Sinjali nga burimet në Polici, disa persona e kanë sulmuar viktimën A.S (emër i njohur për redaksinë) i lindur më 01.05.1983 në Shipashnicë.

Sinjali po ashtu ka siguruar edhe një video ku shihet rrahja brutale.

Por çka çoi drejt kësaj rrahjeje brutale?

Gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshjeje mes A.S dhe E.K.

Sinjali ka mësuar nga burimet se personi në fjalë A.S, është rrahur nga dy të dyshuar me karrige druri e me shishe qelqi, derisa ka pësuar edhe lëndime trupore.

Të dielën rreth orës 15:44, Policia u njoftua përmes telefonit nga A.S për këtë sulm.

Si erdhi deri te incidenti?

Sinjali ka kuptuar nga burimet në Policinë e Kosovës se A.S kishte mosmarrëveshje me E.K (të dy të njohur për redaksinë e Sinjalit).

E.K është punëtor i TelKos.

Në kafene, ishin edhe disa persona tjerë në distancë. Kur dy të lartëpërmendurit kishin nisur mosmarrëveshjen verbale, këta të tjerët i kishin kërkuar të mos flisnin me arsyetimin se “nuk po ua duronin muhabetet”.

Siç mësoi Sinjali, viktimës në këtë rast A.S, i kishin kërkuar që “këto biseda t’i bëjë jashtë kafenesë”.

Por, A.S u kishte kthyer përgjigje duke u thënë “mos u përzieni në këtë çështje”.

Pas pak minutash, të dyshuarit ishin ngritur nga tavolina për t’iu afruar A.S dhe nisin ta sulmojnë.

Përveç që është përdorur karrigia nga druri, rrahja ndodhi edhe me grushte e shqelma.

Si pasojë, sipas burimeve të Sinjalit, viktima A.S në mënyrë që të vetëmbrohet ka tentuar t’i sulmojë edhe ai duke i goditur, mirëpo disa persona tjerë që ishin në kafene, kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pas këtij momenti, të dyshuarit janë larguar nga lokali dhe kanë dalë jashtë.

Por çka ndodhi pastaj?

Me të dalë nga lokali, të dyshuarit tentojnë ta vazhdojnë rrahjen.

Sipas dëshmitarit F.K, të dyshuarit ia mësyjnë një veture të tyre BMW, dhe nga aty nxjerrin dy shkopinjë të bejsbollit, mirëpo dëshmitari nuk i lejon të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër.

Këtë rast e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës, derisa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin