Dy meshkuj dhe tri femra të mitura janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës për përfshirje në konflikt.
Siç thuhet në raportin e policisë, arrestimi ka ndodhur pas një rrahje e cila ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të lojës së hendbollit.
Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.