image Kosova mposhtet për një gol nga Greqia në hendboll

Sporte të tjera

Kosova mposhtet për një gol nga Greqia në hendboll

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në Hendboll sonte pësoi disfatë nga përfaqësuesja e Greqisë.

Megjithëse, luajti lojë të mirë, Dardanët nuk arritën të shënojnë fitore ndaj Greqisë, nga e cila humbi për vetëm një gol.

Ndeshja Kosovë-Greqi përfundoi me rezultat 20-21.

Kosova do të takohet sërish më 9 janar me Greqinë. Më pas, më 12 janar do të takohet më Turqinë në Prishtinë.

Ndërsa, cikli kualifikues do të përmbyllet me ndeshjen Belgjika-Kosova, e cila do të zhvillohet më 15 janar. /Gazeta Sinjali Sporti/