image Kosova pëson humbje nga Belgjika, i shuhen gjasat për t'u kualifikuar - Sinjali

Kosova pëson humbje nga Belgjika, i shuhen gjasat për t’u kualifikuar

news image

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk ka arritur ta vazhdojë ëndrrën për kalim në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Dardanët u mposhtën në udhëtim nga Belgjika me rezultat të ngushtë 33:29.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 18:12, me belgët që dominuan. Ndërsa e dyta tregoi disa përmirësime për Kosovën, megjithatë në fund, Belgjika u shkëput sërish në rezultat.

Në pjesën e dytë kthehemi në lojë, afrohemi në një gol, por na mungon qetësia për të barazuar rezultatin.

Para kësaj ndeshjeje, Kosova kishte matematikisht gjasa për kualifikim, pasi i duhej të fitonte ndaj Belgjikës dhe të shpresonte në humbjen e Turqisë nga Greqia.

Kështu, Kosova e mbyll këtë kampanjë me një fitore dhe një barazim dhe katër humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: