image Rrahje në Prishtinë - 4 persona bëhen 'llom', shkak mosmarrëveshja në trafik

Siguri

Rrahje në Prishtinë – 4 persona bëhen ‘llom’, shkak mosmarrëveshja në trafik

news image

Mosmarrëveshjet në trafik shumë herë çojnë në rrahje e përleshje. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Prugovc të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë se katër persona janë rrahur mes vete, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore për shkak të një kundërvajtje në trafik.

Gjatë rrahjes, Sinjali mëson se janë dëmtuar edhe dy vetura të dy personave të dyshuar.

Për shkak të lëndimeve të marra, katër personat që u përfshinë në përleshje kanë marrë trajtim mjekësor.

Të njëjtit, me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/