image Rrahje në një lokal në veri, i thyhet nofulla një personi

Siguri

Rrahje në një lokal në veri, i thyhet nofulla një personi

news image

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur të shtunën, rreth orës 02:00, në lokalin “Motel Bisevac” në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se atij i është thyer nofulla, që konsiderohet lëndim i rëndë trupor dhe i njëjti është duke u trajtuar në spitalin e këtij qyteti.

Sinjali merr vesh se në këtë spital kanë shkuar policia dhe Njësia e Forenzikës.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori, i cili e ka cilësuar rastin si “Pjesëmarrje në rrahje dhe Lëndim i rëndë trupor” dhe ka urdhëruar arrestimin e personave të dyshuar për këtë përleshje.

Sinjali mëson po ashtu që prokurori ka urdhëruar që të iniciohet procedurë edhe kundër pronarit të lokalit “Motel Bosevac”, për mosraportim të rrahjes./Gazeta Sinjali/