image Rrahje mes disa personave në një lokal në Mitrovicë, policia jep detaje

Kosovë

Policia/ Rrahje mes disa personave në një lokal në Mitrovicë, policia jep detaje

news image

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur në një kafeteri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 22:30, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e rrahjes, dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një rrahje mes tre personave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në një kafeteri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Janë dy të lënduar lehtë. Një person është intervistuar si i dyshuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, tha Zahiti. /Gazeta Sinjali/