image Rrahje në një lokal nate në Prizren/ Arrestohet një 40-vjeçar, viktima përfundon në spital

Siguri

Rrahje në një lokal nate në Prizren/ Arrestohet një 40-vjeçar, viktima përfundon në spital

news image

Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate, pasi që dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike në një lokal të natës në lagjën ‘Arban” në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku bëhet e ditur se personi i dyshuar është Xh.B., 40-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit.

I dyshuari pas intervistimit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/