Një rrahje në mes të disa personave ka ndodhur pak para mesnatës në afërsi të një lokali pranë objektit të Komunës në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Nga përleshja fizike e cila dyshohet të ketë nisur brenda lokalit, vërehen njolla gjaku në trotuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë fillimisht Policia, e më pas edhe emergjenca.
Shumë qytetatë janë parë duke dalë nga lokali me panik.
Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë një informacion zyrtar nga Policia e Ferizajt për këtë çështje, por qasja telefonike nuk ka qenë e mundur. /Gazeta Sinjali/