Katër persona janë arrestuar dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj pasi të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar një person.
Policia njofton se viktimës i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat i është ofruar ndihmë mjekësore.
‘Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje’, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/