image Rrahje në HIB Petrol në Pejë, një person përfundon në spital e tjetri në pranga

Siguri

Rrahje në HIB Petrol në Pejë, një person përfundon në spital e tjetri në pranga

news image

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e të shara kundrejt njëri-tjetrit. Në raste të caktuara, situata eskalon edhe në dhunë fizike mes tyre, duke u dashur me doemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e një rrahje që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve ‘HIB Petrol’ në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, një person ka përfunduar në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se 28-vjeçari është dërguar atje me lëndime të dukshme në kokë, të cilat dyshohet se ia shkaktoi një 25-vjeçar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar.

25-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/