Si pasojë e një mosmarrëveshje, tre persona janë rrahur mes vete dje në fshatin Dobrotin të Graçanicës, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri person i përfshirë në rrahje ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërsa, policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur”, njofton policia në raportin 24 orësh. /Gazeta Sinjali/