Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 00:20 në lokalin “Societe Lounge”, te tranziti i ri, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë disa klientë dhe sigurimi i këtij lokali.
Lidhur me këtë konflikt katër persona janë shoqëruar në stacion policor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti, tha për Sinjalin se është hapur rasti “Lëndim i lehtë trupor.
“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se rasti është ende në procedurë fillestare në drejtim të veprës penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e saj.
Mehmeti bëri të ditur se hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/