Pesë të burgosur janë përfshirë dje në një rrahje në burgun e Dubravës, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Rrahja kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.
‘Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga ta’, thotë policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Gazeta Sinjali/