Janë shpeshtuar rastet kur të miturit përfshihen në rrahje mes vete, të cilat shumëherë përfundojnë me lëndime trupore. Një rast i tillë ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rreth orës 14:00, në rrugën “Beqir Kastrati” afër stadiumit në Gjakovë, disa nxënës të shkollave të ndryshme janë rrahur mes vete.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Gjakovës, të cilët kanë njoftuar se në Polici janë shoqëruar pesë persona, dy prej të cilëve kanë marrë tretman mjekësor.
Motivi i kësaj rrahje ende nuk dihet, përderisa Policia po vazhdon me hetimet e rastit të iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.