image Rrahje mes disa personave në Pejë, arrestohen tre të dyshuar, njëri ndodhet në arrati

Siguri

Siguri/ Rrahje mes disa personave në Pejë, arrestohen tre të dyshuar, njëri ndodhet në arrati

news image

Dje në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë ka ndodhur një rrahje ku të përfshirë ishin disa persona të moshave të ndryshme. Për këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk i kanë hasur personat të cilët kishin qenë të përfshirë në rastin e rrahjes.

“Pas një pune intensive operativo-hetimore kanë identifikuar të dyshuarit të cilët i kishin sulmuar viktimat duke i goditur me grushte dhe shufra, me ç‘rast ju kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit shtetit, personat:

•             P. A.  lindur në vitin 1986  m.k.sh.

•             Q. A.  lindur në vitin 1997  m.k.sh.

•             J. A.  lindur në vitin 1996  m.k.sh.

I dyshuari i katërt është i njohur për Policinë dhe është në kërkim për ta arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë intervistuar nga hetuesit. /Gazeta Sinjali/