image Rrahje masive në Deçan, katër të arrestuar

Kosovë

Detaje/ Rrahje masive në Deçan, katër të arrestuar

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi janë përfshirë në një rrahje, ku është lënduar rëndë një person. Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimet për veprat penale: ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘ Kanosje’, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, më 29 shtator, në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit, kishte ndodhur një rrahje, ku personat e dyshuar ishin larguar nga aty, ndërsa një person viktimë ishte dërguar në QKMF-në e Deçanit.

“Hetuesit menjëherë kanë kontaktuar viktimën dhe nga mjekët janë njoftuar se viktima kishte lëndime të rënda në kokë, por ishte jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ishte i goditur nga shufra e metalit. Hetuesit menjëherë janë vënë në kërkim të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuar,  shtetasit V.H. (1990) dhe një person i mitur. I dyshuari i parë është ndaluar, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit shtetit lirohet në procedurë të rregullt. Gjatë zhvillimit hetimeve hetuesit kanë identifikuar edhe dy të dyshuar të inkriminuar në ketë rast, dje kanë arrestuar shtetasit V.H.(1994) dhe G.H.(1989), të cilët pas intervistimit janë ndaluar me vendim të prokurorit shtetit, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/Gazeta Sinjali/