image Rrahja e nxënësit në shkollën në Suharekë - Drejtori dyshohet se e keqtrajtoi vetëm pse mbante telefon gjatë mësimit

Siguri

Rrahja e nxënësit në shkollën në Suharekë – Drejtori dyshohet se e keqtrajtoi vetëm pse mbante telefon gjatë mësimit

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një nxënës i shkollës fillore “Shkëndija” në Suharekë ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës. Lidhur me këtë rast, Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Sipas burimeve të Sinjalit, i mituri dyshohet se është rrahur nga drejtori i shkollës, me ç’rast ka pësuar lëndime në fytyrë. Për shkak të lëndimeve të marra, i njëjti është dërguar më QKMF-në e Suharekës për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit thonë se Policia ka intervistuar nxënësin, kujdestarin e klasës së tij dhe drejtorin e shkollës.

Ky i fundit, sipas të njëjtave burime ka deklaruar se nuk e ka rrahur e as keqtrajtuar nxënësin, por vetëm e ka qortuar.

“E ka qortuar për veprimet e tij, ngase sipas drejtorit nxënësi mban telefon mobil me vete në kohë të mësimit”, ka thënë ky burim për Sinjalin.

Me vendim të prokurorit, rasti në Polici është hapur si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/