Gazeta online “Reporteri.net” ka sqaruar se rrahja e satiristit Visar Dërmaku, i njohur si Gani Germia, nuk ka të bëjë me punën e tij profesionale si punëtor i këtij mediumi.
Drejtuesit e kësaj gazete përmes një sqarimi publik thonë se ky rast ka të bëjë me qërim hesapesh ndërmjet Visar Dërmakut dhe Rigzon Kosumit.
“Sipas autoriteteve të sigurisë, rrahja mes Dërmakut dhe Kosumit ka ndodhur për shkaqe personale mes palëve dhe nuk ka të bëjë me punën e Dërmakut, i cili prej muajsh është i angazhuar në “Reporteri.net”” kanë sqaruar drejtuesit e saj.
Për më shumë, kjo gazetë ka theksuar se ka ndërmarrë edhe një masë disiplinore dhe etike ndaj punonjësit Visar Dërmaku.
Gazeta ka ftuar Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit që ta trajtojnë me seriozitet këtë rast dhe të sqarojnë deri në fund rrethanat e kësaj rrahjeje. Deri atëherë, drejtuesit e saj kanë lutur të gjithë kolegët gazetarë dhe mediat që të mos i japin çfarëdo kahje këtij incidenti, por të bazohen në versionet zyrtare të Policisë apo Prokurorisë
Të shtunën rreth orës 02:30, Visar Dërmaku, i njohur si Gani Germia, ishte përfshirë në një rrahje në në qytetin e Gjilanit me Rigzon Kosumi shtetas austriak, me çrast kishte marr lëndime të rënda trupore. /Sinjali/