image Rrahja brutale në Stacionin e Autobusëve në Pejë, arrestohen dy vajza të mitura

Siguri

Rrahja brutale në Stacionin e Autobusëve në Pejë, arrestohen dy vajza të mitura

news image

Një rrahje brutale mes disa vajzave ka ndodhur dje, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, pamjet e së cilës Sinjali i publikoi, ku shihet se si një vajzë grushton pamëshirshëm një vajzë tjetër. Policia tashmë ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy vajza, raporton Gazeta Sinjali.

Të miturat po hetohen nën dyshimet se kanë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor” dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur për 24 orë.

Ndryshe, Policia u aktivizua pas publikimit të pamjeve në media, me ç’rast u identifikuan vajzat e përfshira në rast.

Pamjet e rrahjes brutale të publikuara nga Sinjali, i gjeni në linkun e mëposhtëm.

/GazetaSinjali/