image Rrahje brutale në stacionin e autobusëve në Pejë, një vajzë e rrah me grushte një tjetër (VIDEO)

Sociale

Rrahje brutale në stacionin e autobusëve në Pejë, një vajzë e rrah me grushte një tjetër (VIDEO)

news image

Rrahjet mes vajzave në moshën e adoleshencës në qytetet e Kosovës nuk janë edhe të pakta. Së fundmi ka ndodhur edhe një rast i tillë në qytetin e Pejës ku një vajzë është rrahur me një tjetër në stacionin e autobusëve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa dy vajza shihen duke u rrahur brutalisht dhe njëra i përplas kokën për toke tjetrës.

Në videot e siguruara nga Sinjali, shihet se pas disa minutave mblidhet turma për ta ndaluar vajzën që sulmonte tjetrën, megjithatë me vështirësi ndahen.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se një rast i tillë nuk është raportuar ende, por që janë angazhuar njësitë përkatëse për të mbledhur informacione.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/