image Rrahja brutale e vajzave në Pejë, flasin nga Prokuroria

Drejtësi

Rrahja brutale e vajzave në Pejë, flasin nga Prokuroria

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rrahje që ka ndodhur në qytetin e Pejës, më saktësisht te Hotel “Kuint”. E në lidhje me këtë rast, dy nga vajzat janë ndaluar për 48 orë.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Dy persona të gjinisë femrore janë ndaluar për 48 orë për këtë rast”, tha Nikçi për Sinjalin.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se incidenti ka ndodhur para hyrjes së Hotel “Kuint” në Pejë.

Në video shihet se dy vajza sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma, ndërsa e katërta vetëm qëndron afër.

E në fund të videos, shihet se si ato e godasin viktimën me kokë për toke.

Ndërsa nga Policia kanë thënë se kësaj rrahje i parapriu një mosmarrëveshje mes disa djemve.

/GazetaSinjali/