image Rrahet nga katër persona në Shtime, dërgohet në QKUK

Siguri

Rrahet nga katër persona në Shtime, dërgohet në QKUK

news image

Një burrë është sulmuar fizikisht nga katër persona në Shtime, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

Sulmi fizik dyshohet se është nisur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe katër të dyshuarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se personi i lënduar është duke u trajtuar në QKUK, kurse katër personat e dyshuar janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/