Janë arrestuar dy vëllezër në Mitrovicë të Jugut, pasi që të njëjtit janë rrahur fizikisht mes vete për shkak të një prone.
Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 20:20 në rrugën “Hamëz Jashari”.
Siç merr vesh gazeta, në përleshje ka qenë i përfshirë edhe vëllai i tretë, porse i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.
Tutje, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se si pasojë e përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin janë duke u marrur organet kompetente. /Gazeta Sinjali/