Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë e një grua, për shkak se ishin rrahur mes vete, pasditën e djeshme rreth orës 16:30 në fshatin Plemetin të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, ata i kanë shkaktuar lëndime njëri-tjetrit, andaj, janë dërguar për trajtim në spital.
“Të lënduarit pas trajtimit mjekësor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/