image Rrah të dashurën, e bën për spital

Kosovë

Dhunë/ Rrah të dashurën, e bën për spital

news image

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur mbrëmë në Pejë.  

Rreth orës 21:00 në rrugën “Bill Klinton” të këtij qyteti, një person është parë duke rrahur të dashurën e tij brenda në një veturë.

Ky rast është raportuar nga një dëshmitare në polici e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, mëson Gazeta Sinjali.

I dyshuari, me inicialet A.H,  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

Patrolla e policisë e ka dërguar viktimën në Spitalin rajonal në Pejë  për t`i dhënë ndihmën e parë mjekësore ndërsa pas trajtimit, viktima është liruar.

Policia ka arrestuar të dyshuarin  i cili është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit policor. /Gazeta Sinjali/