Dje në orët e mesditës, është arrestuar një person në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, pasi që i njëjti ka marrë pjesë në një rrahje, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se i dyshuari ka qenë së bashku me dikë tjetër dhe se viktima ka pësuar lëndime trupore.
Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.