image Rouhani: Koronavirusi është përhapur në thuajse të gjitha provincat në Iran

Siguri/ Rouhani: Koronavirusi është përhapur në thuajse të gjitha provincat në Iran

news image

“Kjo sëmundje është e përhapur. Ajo përfshin thuajse të gjitha provincat tona dhe është në një farë kuptimi, një sëmundje globale me të cilën shumë vende të botës janë infektuar”, tha Rouhani në deklaratat e cituara nga faqja zyrtare e Presidencës.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani shtoi se koronavirusi i ri është përhapur në thuajse të gjitha provincat e Iranit.

“Kjo sëmundje është e përhapur. Ajo përfshin thuajse të gjitha provincat tona dhe është, në një farë kuptimi, një sëmundje globale me të cilën shumë vende të botës janë infektuar”, tha Rouhani në deklaratat e cituara nga faqja zyrtare e Presidencës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, gjithsej 92 persona kanë vdekur nga virusi në Iran, me 2 mijë e 922 të infektuar.

Rouhani tha se Irani “do të tejkalojë problemin në bashkëpunim me të gjithë kombin iranian dhe me ndihmën e profesionistëve të kujdesit shëndetësor sa më shpejt të jetë e mundur”.

Udhëheqësi iranian shfaqi shpresën se problemi do të zgjidhet me më pak humbje. “Ne duhet të punojmë së bashku për të trajtuar këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur”.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi është mbi 3 mijë me më shumë se 89 mijë të infektuar. /Gazeta Sinjali/