image Rooney dhe Lampard do të intervistohen për postin e trajnerit te Evertoni

Futboll

Rooney dhe Lampard do të intervistohen për postin e trajnerit te Evertoni

news image

Everton do të intervistojë Wayne Rooney dhe Frank Lampard, raporton The Telegraph, përcjellë Sinjali Sport.

Everton është në kërkim të një trajneri të ri dhe The Telegraph raporton se Wayne Rooney dhe Frank Lampard do të intervistohen për rolin e menaxherit në Goodison Park.

Me Rafa Benitez të liruar nga detyrat e tij pas vetëm 22 ndeshjesh në krye, dy legjendat e futbollit anglez janë ndër kandidatët kryesorë për të trashëguar postin e Benitezit në Merseyside.

Rooney momentalisht po e udhëheq Debry Countyn, ndërsa Lampard është pa punë, pasi u shkarkua vitin e kaluar nga Chelsea. /Gazeta Sinjali Sporti/