image Ronela ndryshon pamjen, ja si duket tani ajo

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ronela ndryshon pamjen, ja si duket tani ajo

news image

Ronela Hajati është njëra ndër artistet më të pëlqyera në trojet shqiptare.

Këngëtarja ka arritur që me ëmbëlsinë dhe zërin unik të bëjë për vete shumë fansa, transmeton Sinjali.

Krahas muzikës, Ronela është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon fotografi e video herë pas here.

Së fundmi në Instagram, artistja ka publikuar disa fotografi në të cilat shfaqet me flokë të shkurtra, ngjyrë të zezë.

Ky model i flokëve është edhe më “in” për momentin, por nuk dihet nëse Ronela ka prerë njëmend flokët apo ka vendosur vetëm paruke.

@dronaxhi @ronelahajatiofficial

Nga këto imazhe, gjithashtu zbulohet se ajo ka nisur xhirimet e klipit për këngën e re, të cilës ende nuk ia ka bërë të ditur emrin për publikun.

“Lage” është projekti i fundit muzikor i Rondelës që është publikuar në muajin qershor të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në Youtube./Sinjali/