image Ronela Hajati zbulon pak nga klipi i këngës së re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ronela Hajati zbulon pak nga klipi i këngës së re

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga e cila titullohet “Gënjeshtar je”, do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes rrjetit social Instagram, artistja ka publikuar sekuenca nga klipi i kësaj kënge.

“Kush është gati? Së shpejti”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e videos, duke zbuluar kështu se për realizimin e videoklipit ka bashkëpunuar me Imagine Films.

https://www.instagram.com/p/B8Zi_R5HRn8/

Artistja ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.

Teksa, kujtojmë se “MVP” është projekti i fundit muzikor i Ronelës. Kënga është publikuar në shtator të viti 2019 dhe deri më tani ka marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/