image Ronela Hajati, Vig Poppa dhe Bardhi së shpejti në bashkëpunim

Bota e Yjeve

Ronela Hajati, Vig Poppa dhe Bardhi së shpejti në bashkëpunim

news image

Ronela ka zbuluar se dy nga këngët e albumit të radhës nga ajo, do të jenë bashkëpunim me dy reperë nga Kosova, përkatësisht me Vig Poppën dhe Bardhin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë albumin e kam ndarë në dy pjesë. E para do jetë në fillim të korrikut, derisa të fillojë vera tamam dhe nuk dëshiroj që gjatë gushtit të nxjerr këngë të reja, sepse dua që njerëzit të mësojnë këto prodhime që po nxjerr dhe më pas t’i shijojnë gjatë verës. Pjesa e dytë do të fillojë pas shtatorit deri në fund të vitit.”

 “Kam dhe tri këngë të tjera që do nxjerr, dy prej të cilave janë bashkëpunime me reperë nga Kosova. I pari është Vig Poppa dhe i dyti është Bardhi që është një reper i ri, por është shumë i talentuar.”

Më pëlqejnë shumë që të dy janë emra shumë të mirë dhe që kanë talent dhe shkruajnë vetë dhe shkruajnë mirë, sepse kjo ka shumë rëndësi, që ti të marrësh një lloj ndjesie të mirë aq më tepër kur je në studio”, u shpreh Ronela.

Këngëtarja ka shtuar se pasi të jenë lansuar të gjitha këngët e albumit, po mendon të organizojë një mbledhje të vogël me njerëzit më të rëndësishëm që kanë kontribuar shumë në karrierën e saj muzikore.

“Me shpresë nga fundi i vitit, pasi të kenë dalë të gjitha këngët që unë mendoj se në total do jenë 10, por mund të jenë edhe më shumë, atëherë mendoj që të bëj një mbledhje të vogël e quaj unë.”

Jo koncert recital të mirëfilltë, por një mbledhje me miq, me bashkëpunëtorë me njerëz që kanë kontribuar dhe që unë jam mirënjohëse për të gjithë kohën që iu kam marrë, duke dëgjuar tekat dhe idetë e mia, sepse ashtu është në fund të ditës, plus unë bëj dhe 20 vjet në muzikë”, tha këngëtarja.

Këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një këngë edhe për babain e saj, por nuk do të jetë baladë siç mund të pritej./Gazeta Sinjali/