image Ronela Hajati vazhdon të nxisë komente në Eurovizion, gjerdani i kushton më shumë se 10 mijë euro

Bota e Yjeve

Ronela Hajati vazhdon të nxisë komente në Eurovizion, gjerdani i kushton më shumë se 10 mijë euro

news image

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2022” në natën e parë të gjysmëfinales. Këngëtarja shqiptare do të performojë më 10 maj në Torino me këngën “Sekret”, e cila shoqërohet dhe me një koreografi shumë provokuese.

Duket se Ronela po tërheq shumë vëmendje me çdo detaj. Më i fundit është një gjerdan tepër i çmuar, të cilin këngëtarja e ka mbajtur gjatë provave në Torino.

Gjerdani me ar të bardhë është 18 karat dhe me smeraldë. Ai mban emrin ‘Enigma X’ dhe shitet për 10 mijë e 800 euro.

Kujtojmë që Hajati këto ditë po komentohet shumë në media, pasi faqja e Eurovizion i fshiu postimin me fotot e performancës së saj, të cilat janë konsideruar tepër estravagante.

/GazetaSinjali/