image Ronela Hajati takohet me yllin latin, William Levy

Bota e Yjeve

Ronela Hajati takohet me yllin latin, William Levy

news image

Revista GQ mbajti galën e saj vjetore ‘GQ Men of the Year Awards’ mbrëmë (e enjte) në Madrid.

Në aktivitetin e prezantuar nga aktorja e humorit Eva Soriano, morën pjesë ndër të tjera personalitete të shumta nga bota e muzikës, sportit dhe aktrimit.

Megjithatë, njëmbëdhjetë protagonistët e natës ishin dhjetë burra dhe një grua, të cilët kanë ditur të dallohen në fushat e tyre, duke ripërcaktuar konceptin e kulturës me çdo hap që kanë hedhur në karrierën e tyre.

Sydney Sweeney, William Levy, Diego Luna, Joseph Quinn, Manuel Carrasco, Hector Bellerin, Jaime Lorente, Quevedo, Fernando Albaladejo, Sebastian Leilo dhe Dani Fernandez morën çmimin për karrierën, ndikimin dhe rëndësinë e tyre këtë vit.

Por, edhe në këtë event nuk ka munguar prania e një artisteje shqiptare, ishte këngëtarja e njohur Ronela Hajati që u bë pjesë e një prej mbrëmjeve më të rëndësishme në Spanjë.

Artistja nga Shqipëria ishte në mesin e yjeve që parakaluan në tapetin e kuq dhe madje takoi disa prej emrave më të njohur të industrisë.

Ishte Ronela ajo që ka ndarë me fansat e saj momente nga ceremonia e ndarjes së çmimeve në llogarinë e saj në Insatgram, ndërsa ka pozuar edhe përkrah një prej aktorëve më të famshëm dhe më të suksesshëm latin, William Levy.

Ndërkohë, këngëtarja mori vëmendje me dukjen elegante, ajo u shfaq e veshur me një kostum të bardhë, bluzë dhe pantallona ndërsa kombinohej me mëngë të gjera dhe të gjata me ngjyrë të zezë që i binin sipër.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Kujtojmë që fama e Ronelës ka vazhduar të rritet edhe përtej kufijve shqiptar që nga pjesëmarrja e saj në “Eurovision 2022” ku përfaqësoi Shqipërinë dhe shpesh ka vazhduar të marrë pjesë në evente jashtë vendit.

/GazetaSinjali/