Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati para disa dite ka paralajmëruar që do ta lansojë këngën e saj më të re.
Kënga e titulluar “Bardh e blu” është bashkëpunim mes Ronela Hajatit dhe Dj Sardit.
Kënga i është dedikuar klubit të futbollit “KF Tirana” dhe ngjyrat bardh e blu janë simbol i këtij klubi.
Në videoklipin e këngës janë përfshirë shumë momente të bukura nga klubi i Tiranës. /Gazeta Sinjali/