Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.
Këngëtarja është përfolur për lidhjen e saj me këngëtarin Young Zerkën, mirëpo tash e disa kohë çifti janë ndarë, transmeton Gazeta Sinjali. \
Mirëpo, këngëtarja së fundi ka pranuar ndarjen nga ish i dashuri i saj, Zerka.
Ajo tha se momentalisht është vetëm, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, Ronela ka thënë se tani është në kohën më të padashuruar duke shtuar se është e fokusuar në projektet e saj muzikore.
“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/