Ronela Hajatin e kemi parë shpesh të marrë pjesë në festivale të ndryshme muzikore, por jo në festivalin e fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.
E ftuar mbrëmjen e kaluar në “Soiree”, Ronela rrëfeu se dëshiron shumë të shkojë në Eurovizion, por dyshon se Festivali i RTSH-së do ta shpallë fituese, duke thënë se më shumë gjasa ka të fitojë Eurovisionin sesa Festivalin e Këngës.
“Dëshira është shumë e madhe, sepse më pëlqejnë shumë skenat e mëdha dhe mendoj që unë jam e lindur për jashtë”, tha ajo me të qeshur, duke shpjeguar se nëse po të shkonte, do të preferonte një këngë ritmike që i përshtatet më shumë natyrës së saj.
“Nëse unë do të shkoja ndonjëherë në festival, do shkoja me veten time, sepse atë dua të paraqes dhe nuk e shoh veten kurrë me baladë. Do doja shumë, por ndonjëherë më duket më e vështirë të fitoj festivalin e fundvitit, sesa Eurovizionin. Kjo është arsyeja që më ka mbajtur peng!”